Loading…

Erik ten Hag konfirmon dy mungesa kundër Brentford

  • 12/08/2022 | 14:01

Erik ten Hag konfirmon dy mungesa kundër Brentford

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka konfirmuar se Anthony Martial dhe Victor Lindelof nuk kanë arritur të rikuperohen nga lëndimet e tyre dhe sikurse ndaj Brighton, do të mungojnë edhe kundër Brentford, transmeton Gazeta Metro.


Manchester United do të kërkojë të sigurojë pikët e para në sezonin e ri të Premier League ndaj Brentford, pas humbjes befasuese të dielën e kaluar në shtëpi kundër Brighton me rezultat 2-1.

Anthony Martial dhe Victor Lindelof nuk u paraqitën në fushë për shkak të lëndimit, megjithëse të dy lojtarët ishin të pranishëm në ‘Old Trafford’ dhe e ndoqën nga afër takimin.

Erik ten Hag në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, kur u pyet nëse do të ketë ndonjë ndryshim me lojtarët që nuk ishin në dispozicion javën e kaluar, u përgjigj: ”Është ende e njëjta gjë.”

Ballafaqimi ndërmjet ‘Djajve të Kuq’ dhe Brentford do të zhvillohet ditën e nesërme në Londër me fillim nga ora 18:30. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë