Në Komunën e Pejës fryu erë më shumë se zakonisht, si rezultat i të cilës u shkaktuan disa dëme nëpër rrugë.
E për këtë, ka reaguar menjëherë kryetari i kësaj komune Gazmend Muhaxheri, i cili ka mbledhur Drejtorinë e Emergjencave, shkruan gazetametro.net.
Sipas zëdhënësit të komunës Engelbert Zefaj, mbledhja u bë për të evidentuar dëmet e për të kompensuar dëmin më pas.
Sipas tij, dëme në Pejë janë shkaktuar në disa ndërtesa më të vjetra, në disa pemë dhe billborde të vendosura skaj rrugës.
Ndryshe, erëra më të forta janë paralajmëruar gjatë gjithë javës nga meteorologët të cilët kanë parashikuar edhe ulje të temperaturave që nga fundjava që po vjen./gazetametro.net