Loading…

Erërat e forta në Angli: Portieri i Arsenalit publikon pamjet tmerruese nga oborri i tij

  • 19/02/2022 | 10:56

Erërat e forta në Angli: Portieri i Arsenalit publikon pamjet tmerruese nga oborri i tij

Portieri i Arsenalit, Bernd Leno, ka publikuar disa foto ku shihet një pemë e rrëzuar në oborrin e shtëpisë së tij pas erërave të forta që ka shkaktuar në Britaninë e Madhe stuhia ‘Eunice’, transmeton Gazeta Metro.


29-vjeçari gjerman ka përdorur rrjetet sociale për t’i treguar fansave dëmin që i është shkaktuar kopshtit të tij nga stuhia. Gjermani postoi një imazh të një peme që ka rënë anash në oborrin e tij, me mbishkrimin ‘oh mirë’.

Ai ndau një tjetër pemë të shtrirë pranë shtëpisë së tij, duke shtuar: “afër”. Mijëra shtëpi flitet se kanë mbetur ditën e djeshme pa energji elektrike pas stuhive të forta duke shkaktuar një kaos të madh në shtetin anglez.

Leno përveç pemës të rrëzuar në oborrin e tij që mund të jetë mërzitur, ai ndjehet i zhgënjyer për faktin që nuk është duke kaluar momentet më të mira të karrierës së tij tek Arsenal. Pas vetëm tre ndeshjeve të para të sezonit në Premier League, ai humbi pozicionin e tij startues ndaj Aaron Ramsdale.

Në janar është spekuluar për një kalim të mundshëm të tij në Newcastle, por nuk kishte arritur ndonjë marrëveshje duke lënë gjithçka të hapur për verë nëse ata qëndrojnë në Premier League. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë