Loading…

Erëra të forta në kryeqytet, Komuna thirrje qytetarëve për kujdes në hapësira publike

  • 12/05/2026 | 13:41

Erëra të forta në kryeqytet, Komuna thirrje qytetarëve për kujdes në hapësira publike

Ndërmarrja e Gjelbër u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ditës së sotme, për shkak të erërave të fuqishme dhe motit të paqëndrueshëm, transmeton Gazeta Metro.


Në një njoftim zyrtar, institucioni apelon që lëvizjet në parqe dhe hapësira të gjelbra të bëhen me kujdes, si dhe të shmanget parkimi i veturave pranë drunjve, për shkak të mundësisë së rënies së degëve apo pemëve të dobësuara.

“Për shkak të erërave të forta dhe kushteve atmosferike të paqëndrueshme, lusim qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes nëpër parqe, hapësira të gjelbëruara dhe gjatë parkimit të veturave pranë pemëve. Ekipet e GJELBËR janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht, me qëllim të ruajtjes së sigurisë publike dhe intervenimit aty ku paraqitet nevoja”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se ekipet përkatëse janë të angazhuara në terren për të përcjellë gjendjen dhe për të reaguar në rast rreziku, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë