Loading…

Erdogan: Turqia do të nisë operacionet e reja në Siri sapo të përfundojë përgatitjet

  • 27/06/2022 | 23:06

Erdogan: Turqia do të nisë operacionet e reja në Siri sapo të përfundojë përgatitjet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij do të nisë operacione të reja ushtarake sapo të përfundojnë përgatitjet në kufirin sirian, raporton Anadolu Agency (AA).


Pas kryesimit të një takimi të kabinetit në Ankara, presidenti Erdoğan tha se operacionet antiterroriste të Turqisë në Irak vazhdojnë me sukses.

Për samitin e ardhshëm të NATO-s në Spanjë, Erdoğan tha se “nesër do të shkojnë në samitin e NATO-s në Spanjë” dhe do të bëjnë “gjithçka që është e nevojshme në përputhje me të drejtat dhe interesat e vendit tonë”.

Më tej, ai tha se hipokrizia e shfaqur nga disa vende në lidhje me organizatat terroriste, të tilla si PKK dhe FETO, po ashtu do të shprehet në samit me dokumente.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve.

FETO orkestroi grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi, ku u vranë 251 persona dhe u plagosën 2.734 të tjerë.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Erdoğan po ashtu tha se Turqia ka zbuluar rezerva të naftës në provincën jugore Adana me vlerë 1 miliard dollarë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë