Loading…

Erdogan tregon nëse do marrin nën kontroll aeroportin e Kabulit

  • 29/08/2021 | 22:14

Erdogan tregon nëse do marrin nën kontroll aeroportin e Kabulit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka deklaruar se talebanët i kanë kërkuar që të marrë nën kontroll aeroportin e Kabulit përsa i përket çështjes së sigurisë.


“”Çfarë thonë talebanët në lidhje me çështjen e aeroportit? Ata thonë na jep sigurinë dhe menaxhojeni. Si ka mundësi që ne ju dorëzojmë garancinë? Le të themi se keni marrë në dorë sigurimin, por si do t’i shpjegonim botës nëse do të ndodhte një tragjedi tjetër atje? Nuk është një punë e lehtë” – është shprehur Erdogan për Anadolu Agency.

Kreu i shtetit turk deklaroi se Turqia do të japë një përgjigje për menaxhimin e aeroportit vetëm nëse qetësohet situata në Afganistan.

Sipas mediave të huaja, qeveria turke nuk e ka ndërmend që të marrë një akt të tillë përderisa po vijon që të tërheqë trupat e saj ushtarak nga Afganistani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë