Loading…

Erdogan del kundër Putin

  • 24/02/2022 | 13:52

Erdogan del kundër Putin

Presidentit turk, recep Tayyip Erdogan, ka dënuar aksionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, duke e cilësuar si të papranueshëm, shkruan Gazeta Metro.


“Ky hap, të cilin e shohim si vend përmes ligjit ndërkombëtar, është një shpërthim për stabilitetin dhe paqen në rajon”, tha Erdogani në një adresim televiziv.

Ai ka thënë se ka folur me presidentin ukrainas dhe i ka dhënë mbështetje të plotë për integritetin territorial të Ukrainës.

“Sinqerisht, dënojmë situatën kur dy shtete që i konsiderojmë mike, sic janë Rusia dhe Ukrainë, kanë ardhë në një situatë të tillë ku janë ballë për ballë me njëra tjetrën”, tha Erdogani.

“Ne do ta bëjmë pjesën tonë për të siguruar se qytetarët tonë dhe vëllezërit tatarë në këtë rajon do të jenë të sigurt”, shkroi ai.

Erdogani dje foli me Putinin në telefon ku i ka thënë se është kundër hapave të këtij të fundit për shkeljen e sovranitetit të Ukrainës.

Gjithashtu me anë të një reagimi në rrjetin social Facebook, Erdogan ka shkruar se një gjë e tillë është kundër ligjit ndërkombtarë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë