Loading…

Erdogan sjell ‘bishën’ në Shqipëri: Veturat e tij të blinduara që i rezistojnë çdo sulmi

  • 17/01/2022 | 14:22

Erdogan sjell ‘bishën’ në Shqipëri: Veturat e tij të blinduara që i rezistojnë çdo sulmi

Presidenti turk Erdogan është duke lëvizur me makinat e tij gjatë vizitës disa orëshe në Shqipëri. Para se ai të zbriste në Rinas, kanë mbërritur dy makinat luksoze të tipit “Mercedes-Maybach”  S600, version “Pullman Guard”, të cilat janë të blinduara dhe shoqërojnë liderin turk në të gjitha vizitat e tij brenda dhe jashtë vendit.


Makina është version më i avancuar i “Mercedesit” dhe kushton rreth 1.6 milion euro dhe përdoret po ashtu nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Makina, me të cilën udhëton Erdogani,  është e blinduar dhe rezistenente ndaj të gjitha sulmeve me armë zjarri. “Mercedesi” është i veshur nga një fletë çeliku 13 cm të trashë, raporton abcnews.al

Po ashtu, makina në fjalë është e izoluar tërësisht nga ambienti i jashtëm me qëllim parandalimin e çdo sulmi me armë kimike apo biologjike.

Presidenca turke bleu tre makina të tilla dy vjet më parë duke shkaktuar reagime të shumta në vend për shkak të kostos së lartë.

Të njëjtat makina ai i mori edhe në vizitën e fundit që kreu në SHBA.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë