Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia do të mbajë shtatë ditë zie kombëtare për viktimat e tërmetit të së hënës, transmeton Gazeta Metro.
Ai përmes një postimi në Twitter tha se flamuri turk do të ngrihet në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën
“Shtatë ditë janë shpallur zi kombëtare. Flamuri ynë do të ngrihet në gjysmështizë deri në perëndim të diellit të dielën, më 12 shkurt 2023, në të gjitha zyrat tona përfaqësuese kombëtare dhe të huaja”, ka shkruar ai.
6 Şubat 2023 tarihinde ülkemizde meydana gelen depremler sebebiyle yedi gün süreyle millî yas ilan edilmiştir. Bütün yurtta ve dış temsilciliklerimizde 12 Şubat 2023 Pazar günü güneşin batışına kadar bayrağımız yarıya çekilecektir. pic.twitter.com/WsXvTpyr6y
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) February 6, 2023
Më shumë se 2.300 njerëz kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballësh të Rihterit, i cili i goditi të dyja vendet mëngjesin e hershëm të së hënës dhe lëkundjet tjera pas tij.
Qindra persona besohet se ende janë të ngujuar nën rrënoja dhe numri i viktimave pritet të rritet. Punonjësit e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet mes rrënojave nëpër qytete dhe në vendbanimet në të gjithë zonën. /gazetametro.net
Pamje rrëqethëse: Babai vajton kur sheh kufomën e djalit që i vdiq pas tërmetit në Turqi