“Dhuna nuk zgjidh asgjë, palët të ulen në dialog”.
Ndërkohë presidenti turk foli nga samiti i Këshillit Atlantik në Stamboll, për situatën në Maqedoni.
Duke i konsideruar shqetësuese ngjarjet e të enjtes në parlament, ai tha se me dhunë nuk zgjidhet asgjë.
Maqedoninë e konsideroi një shtet mik dhe vëlla, ndaj dhe bëri thirrje për zgjidhje paqësore të problemeve politike.
Më herët, Erdogan kontaktoi me telefon edhe me presidentin maqedon Gjorge Ivanov, të cilit i tha se Maqedonia po kalon një moment të vështirë.
Ndërsa kërkoi që qeveria e re të krijohet mbi principet kushtetuese.