Presidenti i Turqisë Rexhep Tiap Erdogan ka akuzuar Gjermaninë duke pohur se ajo është përgjegjëse për tentimin për grusht shtet e cila tronditi turqit me 15 korrik këtij viti.
Presidenti turk e ka quajtur Gjermaninë “Strehë për terroristë”. Sipas tij Gjermnia “ka ushqyer gjatë” militantët nga Partia Popullore Kurde që luftojnë për autonominë kurde, transmeton Reuters.
“Nuk kemi asnjë pritje nga Gjermania të cilën historia do ta dënojë për mbështetje të terroristëve”, ka thënë ai.
Kjo ngjarje goditi rëndë Turqinë në korrik të këtij viti, duke shkaktuar vdekje të shumëta dhe dëme të mëdha materiale.
Tentativa e dështuar për grusht shteti në Turqi ishte vepër e organizatës terroriste FETO. Gjatë tentimit të grusht shtetit 246 persona ranë dëshmorë, ndërsa 2.194 persona u plagosën.
Turqia zyrtarisht ka kërkuar nga SHBA-të arrestimin e përkohshëm dhe ekstradimin e Gylenit. /gazetametro.net