Loading…

Erdogan i dërgon letër Osmanit, e falënderon për ndihmën e Kosovës për tërmetet në Turqi

  • 27/03/2023 | 18:47

Erdogan i dërgon letër Osmanit, e falënderon për ndihmën e Kosovës për tërmetet në Turqi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka dërguar një letër-falëmderimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga Kosova për tërmetet në Turqi, transmeton Gazeta Metro.


Në letrën e publikuar nga zyra e Presidencës, Erdogan ka shkruar se ”fakti që vendet mike na qëndrojnë pranë në raste të tilla të fatkeqësive natyrore na jep forcën për të duruar”.

“Do të doja t’ju falënderoja në emër të kombit tim dhe emrin tim personal që keni ndarë dhimbjen tonë dhe keni dhënë mbështetje në një kohë të shkurtër duke dërguar mesazh ngushëllimi për tërmetet në Kahramanmaraş, të cilët prekën drejtpërdrejt dhjetë provinca me një fuqi shkatërruese që shkaktuan dhimbje të thellë për vendin tonë. Fakti që vendet mike na qëndrojnë pranë në raste të tilla të fatkeqësive natyrore na jep forcën për të duruar”, thuhet në letrën e Presidentit Erdogan.

Më tej në letrën e Presidentit Erdogan thuhet se ndihma e Republikës së Kosovës ka dhënë një kontribut të madh për njerëzit që po luftojnë me efektet tronditëse të tërmetit.

“Ndihma juaj ka dhënë një kontribut të madh për njerëzit tanë që po luftojnë me efektet tronditëse të tërmetit në këto ditë të vështira dimri. Përpjekjet e ekipit tuaj të kërkimit dhe shpëtimit për të shpëtuar jetët e njerëzve të bllokuara në rrënojat do të kujtohen gjithmonë me mirënjohje”.

Në fund, Erdogan e ka quajtur popullin e Kosovës, popull mik dhe vëllazëror.

“Me këtë rast përsëris urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, si dhe për mirëqenien dhe prosperitetin e popullit mik e vëllazëror të Kosovës”, përfundon letra e presidentit turk. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë