Loading…

Erdogan e fton Thaçin në Turqi për ta hapur aeroportin më të madh në botë

  • 29/10/2018 | 10:05

Erdogan e fton Thaçin në Turqi për ta hapur aeroportin më të madh në botë

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka ftuar edhe presidentin kosovar, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së një aeroporti që kushtoi hiç më pak se 10.5 miliardë dollarë.

Mësohet se presidenti Thaçi do të udhëtojë sot për në Turqi, ku do të jetë pjesë e këtij eventi bashkë me krerë të tjerë shtetesh, shkruan gazetametro.net.

Ndërkohë, edhe zyra e presidentit kosovar e ka konfirmuar udhëtimin e të parit të vendit, në ngjarjen që do të mbahet sot në ‘Ditën e Republikës së Turqisë’.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot udhëton për në Stamboll, ku do të marrë pjesë në hapjen solemne të aeroportit të ri të Stambollit”, thuhet në komunikatë për media.

E aeroporti i ndërtuar së fundmi në Stamboll, pritet të pranojë 90 milionë udhëtarë për çdo vit, dhe brenda tij gjendet edhe një qendër tregtare.

Ndërtimi i tij kishte filluar në vitin 2014 dhe përfshinë një hapësirë prej 76 kilometrash katror, e për të cilin u shpenzuan mbi 10 miliardë dollar.

Ky aeroport është i ndërtuar në zonën e Arnavutkoy’t, dhe do të njihet me emrin ‘Istanbul Yeni Havalimani’. Me aeroportin e ri, Stambolli do të numëroj tre të tillë ne qytetin e shtrirë në dy kontinente./gazetametro.net

Për të parë pamje nga aeroporti i ri, klikoni EDHE: http://gazetametro.net/neser-ne-turqi-hapet-aeroporti-me-i-madh-ne-bote-kushtoi-plot-10-5-miliarde-dollare/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë