Loading…

Erdogan bisedon me udhëheqësit e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin e tyre në NATO

  • 21/05/2022 | 17:38

Erdogan bisedon me udhëheqësit e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin e tyre në NATO

Presidenti turk Recep Tajip Erdogan, i cili ka kundërshtuar anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, zhvilloi telefonata me udhëheqësit e të dyja vendeve të shtunën dhe diskutoi shqetësimet e tij për organizatat terroriste.


Turqia thotë se Suedia dhe Finlanda strehojnë njerëz të lidhur me grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe simpatizantë të Fethullah Gulenit, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e një grushtit të shtetit në vitin 2016.

Presidenti Erdogan i tha kryeministres suedeze Magdalena Andersson se Ankaraja priste hapa konkretë për trajtimin e shqetësimeve të saj, thuhet në një njoftim të presidencës turke. Ai tha gjithashtu se një embargo e eksporteve të armëve të vendosura ndaj Turqisë pas inkursionit të saj në Siri në vitin 2019 duhej të hiqej.

Kryeministrja Andersson tha se e vlerësoi thirrjen telefonike me presidentin turk. “Ne presim të forcojmë marrëdhëniet tona dypalëshe, përfshirë paqen, sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit”, shkroi ajo në Twitter.

Në një telefonatë tjetër, presidenti Erdogan i tha presidentit finlandez Sauli Niinisto se dështimi për t’u marrë me organizatat terroriste që përbëjnë një kërcënim për një aleat të NATO-s nuk do t’i përshtatej frymës së aleancës, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Ankaraja.

Zoti Niinisto tha se ai zhvilloi bisedime “të hapura dhe të drejtpërdrejta” me zotin Erdogan dhe ra dakord të vazhdojë dialogun e ngushtë.

Turqia i befasoi aleatët e NATO-s javën e kaluar duke kundërshtuar pranimin e dy vendeve nordike në NATO, por udhëheqësit perëndimorë kanë shprehur besimin se kundërshtimet e Ankarasë nuk do të jenë një pengesë për procesin e anëtarësimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë