Loading…

Erdogan arrinë në vendin ku do të mbahen negociatat, i pranishëm dhe Abramovich

  • 29/03/2022 | 09:23

Erdogan arrinë në vendin ku do të mbahen negociatat, i pranishëm dhe Abramovich

Presidenti turk Redzep Taip Erdogan ka arritur në vendin ku do të mbahen negociatat Rusi-Ukrainë, ndërsa palët negociatore kanë arritur një ditë më parë, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti turk si nikoqir i takimit, pritet të jetë edhe lehtësues në këtë proces negociatorë, ndërsa raportohet se edhe oligarku rus Roman Abramovich, është ndërmjetësues në këto bisedime.

Madje dje u raportua ky i fundit dhe delegacioni ukrainas mund të jenë helmuar, e pas kësaj inteligjenca amerikane njoftoi se ata nuk ndjeheshin mirë për shkaqe mjedisore, duke hedhur poshtë versionin se ata ishin helmuar.

E pas së me shumë se një muaj luftë, dhe pas humbjes së mijërave ushtarë rusë në betejë, duket se ‘arusha ruse’ është tërhequr nga kërkesat fillestare që kishte.

Rusia nuk kërkon më që Ukraina të ‘denazifikohet’ në bisedimet e armëpushimit dhe do të lejojë që Kievi të anëtarësohet në BE nëse braktis aspiratat për NATO’n, raporton The Financial Times.

Është raportuar që negociatat priten të kenë avancim në raport me raundet e kaluara të bisedimeve, me kryediplomatin rus Lavrov i cili tha që priste sukses kësaj radhe.

Presidenti turk u ka thënë të dyja palëve se i ka parasysh “shqetësimet legjitime” të tyre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë