Loading…

Erblin Osmani i Bayernit do të luajë për Kosovën

  • 04/09/2026 | 18:00

Erblin Osmani i Bayernit do të luajë për Kosovën

Talenti premtues i Bayern Munchenit, Erblin Osmani, ka zgjedhur të luajë për Kosovën.


Faruk Ajeti, ambasadori i Kosovës në Gjermani, e bëri të ditur këtë lajm përmes një postimi në Facebook.

Ai njoftoi se Osmani e ka marrë pasaportën e Kosovës, dhe se ka zgjedhur të luajë për Dardanët.

“Nder i veçantë që sot ia dorëzova pasaportën e Republikës së Kosovës talentit tonë të Bayern München, Erblin Osmanit dhe gjithashtu të ndaj lajmin e madh për futbollin kosovar: Erblini do të luajë për Kosovën!”, ka shkruar Ajeti, përcjell Klankosova.tv.

Osmani tashmë ka debutuar edhe për ekipin e parë të bavarezëve dhe është prospekt i madh në Bundesligë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë