Loading…

“Epokë e re” politike dhe SHBA-të

  • Nga

  • FATON ABDULLAHU

  • 28/06/2021 | 14:03

“Epokë e re” politike dhe SHBA-të

Që nga fillimi, çdo gjë e mirë e pozitive që është arritur në shtetin tonë, në një ose mënyrë tjetër e ka përkrahjen apo së paku pëlqimin e SHBA-s.


Shkruan: Faton Abdullahu

Të gjitha politikat kryesore, gjeopolitike, financiare, ushtarake dhe zhvillimore, kanë nënshkrimin dhe vulën e shtetit mik SHBA-s. Kur VV gjatë gjithë karrierës së saj opozitare, ka dashur të jetë sa më bindëse dhe sa më ndryshe nga të tjerët që ishin në pushtet, ka mohuar të gjitha rezultatet e kaluara në Kosovë. Ka fajësuar të gjithë për gjithçka.

Koncepti jo vetëm politik ‘qe 20-vjet e keni shkatërruar këtë vend’ është motoja e saj. Por në këtë proces populist, ka harruar ajo se, kështu pashmangshëm po fajëson për çdo gjë që (nuk) është arritur edhe mikun më të mirë të të gjitha kohërave të shqiptarëve në Ballkan, SHBA-t. Dyshoj se qytetari i rëndomë e ka hetuar apo edhe po e heton këtë deformim të majtizmit populist në Kosovë sa e si duhet.

Kështu për shkak të politikave të tilla. pa sensin dhe qartësinë për të pranuar e vlerësuar drejtë çka është e mirë e për të kritikuar çka është për tu kritikuar si e dëmshme e negative, Kurti ka krijuar platformën mbi të cilën sot po e ka gjithnjë e më të vështirë të krijoj raporte normale me SHBA-t, e lëre më ta trajtoj e ndihmojë SHBA-n, të jetë partneri kryesor i Kosovës në të gjitha politikat e saja kryesore gjë që ka qenë në 20 vitet e fundit. Deri më tani nuk ka, jo veç fakte, por as edhe indicie se Qeveria Kurti (pjesë e së cilës është edhe znj. Osmani me subjektin ‘Guxo’) është penduar për këtë qasje mohuese. Thjeshtë nuk ka ndryshime. Kjo tashmë është dëshmi se në Kosovë duhet të ketë ndryshime. Dhe për këtë tashmë përgjegjësi ka opozita për aq sa mund dhe duhet të bëjë ndryshimin, për ta parandaluar të keqen dhe për ta shtuar të mirën.

Jo. Nuk mund të hyjmë në një të ashtuquajtur ‘epokë të re’ pa SHBA-t, si pjesë e kruciale e saj. Nuk e duam këtë lloj vetëvendosje në politikë sepse duam të vendosim për politika bashkë mbi të gjitha e parasegjithash me SHBA-t, ashtu si edhe deri më tani. Unë jam opozitë i kësaj ‘epoke të re’ regresive. Unë jam ndryshe, sepse unë dua të jem edhe më tutje me SHBA-t shumë dhe gjithanshëm. Jo me SHBA-t që rrinë anash dhe vrojtojnë se çfarë bënë Kryeministri im me ide të mëdha potente. Jo me Kryeministrin që do të na mbush mendjen se ka shtete të tjera në Evropë që mund ta zëvendësojnë e ndryshojnë politikën evro-atlantike në Kosovë. Këtë nuk ka të drejtë të ma ndaloj askush. Se a kam të drejtë në këtë çfarë dua e kam dëshmitare historinë e shtetit tim.

Më të fundit
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë