Loading…

‘Epike nga kroati’: Reagon Ivan Perisic pasi Kristjan Asllani morri numrin e tij tek Inter

  • 30/06/2022 | 20:11

‘Epike nga kroati’: Reagon Ivan Perisic pasi Kristjan Asllani morri numrin e tij tek Inter

Gjatë ditës së sotme mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, u zyrtarizua si lojtari më i ri i Inter. Përmes një postimi në Instagram klubi zbuloi gjithashtu se Asllani do të bartë numrin 14, numër të cilin e kishte pasur edhe Ivan Perisic, transmeton Gazeta Metro.


Në postimin e klubit në Instagram nuk ka munguar edhe reagimi i mesfushorit të Tottenham Hotspur, Ivan Perisic, i cili i uroj fat mesfushorit shqiptar, duke shkruar: ”Paç fat vogëlush… 14.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Inter (@inter)

Vlen të theksohet se fillimisht ishte spekuluar se Kristjan Asllani do të bart numrin 13 e ish-kapitenit të ‘Nerazzurrëve’, Andrea Ranocchia, i cili së fundmi ka kaluar tek skuadra e Monzas.

20-vjeçari gjatë ditës së djeshme përfundoi testet mjekësore me sukses dhe ishte vetëm çështje kohe kur do të bëhet zyrtarizimi i tij.

Ai gjatë sezonit të kaluar ka zhvilluar 23 ndeshje në Serie A, derisa golin e vetëm e shënoi pikërisht ndaj Interit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë