Loading…

Epidemia e rritjes së pagave, edhe gardianët duan të futen në ligjin e ri

  • 07/07/2018 | 20:54

Epidemia e rritjes së pagave, edhe gardianët duan të futen në ligjin e ri

Sindikata e Shërbimit Korrektuese te Kosovës, ka shprehur shqetësimin lidhur me Ligjin mbi Pagat.

Sipas kryetarit të kësaj sindikate, që përfshinë diku 1770 punonjës të shërbimit korrektues të Kosovës, Zenun Sadikaj, këta nuk u përfshinë fare në këtë ligj.

“Ne jemi pjese e uniformës sikurse FSK, Policia, Doganat, Zjarrfikësit që të gjithë janë të përfshirë në ligjin për pagat kurse në shërbimi korrektues nuk figurojmë fare”, ka thënë Sadikaj.

“Kërkojmë nga organet përgjegjëse që te ligji mbi pagat të rishqyrtohet që mos të anashkalohemi ne si shërbim korrektues e që nuk jemi të pakët në numër , jemi rreth 1700 pjesëtarë të shërbimit korrektues”, ka thënë ai për KP.

Sipas tyre,  koeficienti është 1.5 siç është përfolur, dhe nuk janë të kënaqur as me këtë koeficient të ulët, por edhe faktin se nuk janë përfshirë fare në ligjin për paga si staf civil i burgjeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë