Loading…

Enver Petrovci: Shkove nga kjo botë pa lënë ndonjë mëkat të madh

  • 15/01/2017 | 17:43

Enver Petrovci: Shkove nga kjo botë pa lënë ndonjë mëkat të madh

Për humbjen e aktorit të madh shqiptar Sefedin Nuredini ka shkruar edhe aktori Enver Petrovci, duke e bashkëndjer me të gjithë dhimbjen për humbjen e këtij artisti nga Kumanova.


Petrovci e vlerëson lart veprën e tij, duke e etiketuar si një njeri që duhet pasur lakmi për shumë gjëra, dhe i cili përveç veprave të mira nuk ka lënë asgjë tjetër pas.

Më poshtë gazetametro.net ju sjellë fjalët e Petrovcit humbjen e mikut të tij:

IN MEMORIAM
SEFEDIN NUREDINIT- SEFA

Sa te lakmoj ore Sefe. Ti shkove ne amshim dhe na le neve te presim radhen pas teje. Te lakmoj se arite te shkosh nga kjo bote pa lene ndonje mekat ta madh. I lumi ti. Te lakmoj se Ti nuk do te shoqerohesh me me ne por me te gjithe ata qe dhane me te miren per kete bote, me Skenderbeun, Buzukun, Mojsiun, H.Prishtinen, Jasharajt, B.Fehmiun qe aq shume e deshte. Dhe shume e shume te tjere. Te lakmoj se do takosh edhe stergjysherit e tu qe ne kete bote s ke pase rast kurre ti takosh.
Ju, familja e Sefes, te jeni krenare me Burrin, Babane, Gjyshin, Katragjyshin dhe Stergjyshin tuaj Sefedin Nuredinin. Ju ka lene pa armiq por vetem me miq. Ju ka lene faqebardhe. Ua ka lene rrugen e hapur e me ndere, qe ju ta vazhdoni pa turp, sa me lehte, deri ne amshim. Ai e ka kryer obligimin e tij ndaj kesaj Bote. Tani ai eshte rehat. Nuk ka me trup qe i krijon dhimbje fizike. Ka mbetur shpirti i tij i lire dhe e paramendoj sa eshte i shliruar dhe i lumtur.
Por çfar te bejme ne… te “gjallet” !? , ka shkruar Enver Petrovci në rrjetin social “Facebook”

Sefedin Nuredini ishte njëri nga aktorët më të mirë shqiptarë, i cili ka qenë nga Kumanova. Ai ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup, ndërsa hapat e parë në skenë i bën nga mesi i viteve 70 në Teatrin Shqiptar të Shkupit, atëherë Teatri i Kombësive, ku punoi deri në fund të jetës së tij, transmeton gazetametro.net

Nuredini vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri, e cila i dha fund edhe jetës së tij mbrëmë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë