Loading…

Enver Hoxhaj: Pagat të dalin sot, zbatimi selektiv i ligjit ndodh kur sistemi është autoritar

  • 05/10/2022 | 13:57

Enver Hoxhaj: Pagat të dalin sot, zbatimi selektiv i ligjit ndodh kur sistemi është autoritar

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj ka thënë se Qeveria duhet të ekzekutojë pagat sot për mësimdhënësit, shkruan Gazeta Metro.


Në një reagim në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka thënë se “ndëshkimi i Albin Kurtit është kaq i padrejtë dhe i shëmtuar sa që edhe pse të gjithë ishin në grevë, mëdhimdhënësit nuk morën fare pagat, ndërsa punëtorët e administratës po!”

“Zbatimi selektiv i ligjit ndodh kur sistemi është autoritar, i padrejtë, si marrëdhënie e nënshtrimit dhe ndëshkimit të njeriut nga një njeri! Qeveria të ekzekutojë pagat SOT sipas shembullit të administratës, ligjeve vendore dhe normave demokratike ndërkombëtare!”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai tutje ka thënë se Qeveria të udhëhiqet nga vyrtyti politik, duke dëgjuar zërin e ndërgjegjes brenda tyre, që është zëri i mësimdhënësve.

Më poshtë reagimi i tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë