Loading…

Enver Hoxhaj, ministri me numrin më të madh të njohjeve (Foto)

  • 31/05/2017 | 22:30

Enver Hoxhaj, ministri me numrin më të madh të njohjeve (Foto)

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është deri më tani ministri më i suksesshëm sa u përket njohjeve diplomatike për Kosovën.


Në debatin për Politikë të Jashtme të zhvilluar sot në emisionin Jeta në Kosovë, u shfaqën statistikat e njohjeve që nga shpallja e pavarësisë e tutje.

Listës me numrin më të madh të njohjeve i prin ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili gjatë gjithë kohës sa ka qenë ministër i Jashtëm i ka kushtuar rëndësi të vecantë dhe përparësi diplomacisë bilaterale. Në mandatin e tij si ministër i Jashtëm, Hoxhaj ka siguruar gjithsej 38 njohje.

Premisat për rritjen e numrit të njohjeve në mandatin e ardhsshëm, nga ana e Hoxhajt janë mjaft të mëdha, pasi që Hoxhaj njihet për njohurinë, strategjinë dhe kontaktet e shumta me qindra shtete të botës. Megjithatë, në raportimin e emisionit Jeta në Kosovë, disa të dhëna janë të pasakta.

Gjatë mandatit të Hashim Thacit, në ministrinë e Jashtme, janë siguruar tri, e jo një njohje e vetme. Po ashtu, disa njohje që i janë atribuuar Skënder Hysenit, kanë ardhur në kohën kur ushtruese e detyrës së ministers së Jashtme ka qenë Vlora Citaku./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë