Loading…

Enver Hoxhaj merr urime: Kosova ka përparuar

  • 17/02/2017 | 18:18

Enver Hoxhaj merr urime: Kosova ka përparuar

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar letra të shumta urimi nga homologët e tij me rastin e shënimit të përvjetorit të nëntë të pavarësisë së Kosovës.


I pari që e ka uruar Hoxhajn ka qenë Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i cili përmes një letre të dërguar ka vlerësuar progresin e Kosovës në këto nëntë vite, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

“I gëzohemi progresit që Kosova ka bërë në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe multietnike në këto nëntë vite të pavarësisë”, shkruan Tillerson, duke shtuar se ShBA e çmon miqësinë e fuqishme me Kosovën, e cila bazohet në aspiratat e përbashkëta për stabilitet, paqe e prosperitet për qytetarët.

Në adresë të kryediplomatit kosovar kanë arritur urime edhe nga vendet e Evropës.

Homologët nga Republika Çeke, Belgjika, Estonia, Lituania, Hungaria, po ashtu kanë vlerësuar arritjet e Kosovës në këto nëntë vite pavarësi, dhe kanë shprehur mbështetjen për Kosovën në rrugën e integrimeve Euro-Atlantike.

Bëhet e ditur se Hoxhaj ka pranuar letra urimi edhe nga homologët e vendeve të rajonit, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kroacia, si dhe nga Senegali në Afrikë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë