Loading…

Enver Hasani: Pozicionimi i Albin Kurtit është gabim

  • 01/04/2020 | 22:05

Enver Hasani: Pozicionimi i Albin Kurtit është gabim

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se pozicionimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, është i gabuar, pasi sipas tij sikur Qeveria të diktonte vullnetit e parlamentit atëherë forcohet pozita e presidentit.

Ai thotë se pozicionimi i Kurtit rreth nenit 82.2 mund t’i shkojë atij momentalisht në favor, por jo edhe në strukturat e ardhshme.

“Pse mendoj se Kurti e ka gabim pozicionimin. Sepse po të ishte ashtu që Qeveria ta diktojë vullnetin e parlamentit, dhe me u shpërbë çdoherë, ai e forcon së pari pozitën e presidentit. Sot atij mund t’i shkojë në favor, por nesër një strukture tjetër nuk i shkon kur të jetë një politikë më e butë, sepse atëherë i jep të drejtë presidentit me e shpërnda menjëherë”, ka thënë Hasani.

E një gjë e tillë sipas e tij e ndryshon sistemin kushtetues, duke e bërë minimumi sistem gjysmëpresidencial.

“E dyta, e vendos fatin e parlamentit dhe me këtë e ndryshon sistemin kushtetues. Ky sistem presidencial ose gjysmëpresidencial, e me këtë e bën minimumi sistem semipresidencial. E me këtë fatin e përfaqësuesit të popullit ia nën vë ekzekutivit dhe i cili vendoset nën mëshirën e ekzekutivit dhe jo të vetes për t’u shpërndarë. Kuvendi frymon përmes forcave politike që janë aty. Rolin kryesor për procesin e rregullt të formimit të ekzekutivit dhe organeve të tjera e ka presidenti, gjithnjë sipas procedurave”, ka thënë Hasani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë