Në Serbi, për dallim nga Kosova, fitorja e republikanit Donald Trump, ka gëzuar shumë njerëz, pavarësisht se edhe atje ka jo pak të tillë që mendojnë se ai është i rrezikshëm për botën.
Ndërsa për ata serbë që ende besojnë se Kosovën mund ta kthejnë ndonjëherë, fitorja e Trump ua ka rritur shpresat.
Gazeta Blic, në një anketë me qytetarë nëpër rrugët e Beogradit, opinionet e serbëve për zgjedhejen e presidentit të ri amerikanë, transmeton gazetametro.net.
Nikolla thotë se është i entuziazmuar me fitoren e Trump’it, ngase ai sipas tij i do serbët dhe do të ua kthejë Kosovën.
“Unë jam i kënaqur me fitoren e Tramp – ai do serbët. Kam dëgjuar të thuhej se nëse do të fitonte ai do të na e kthejë përsëri Kosovën. Nuk më pëlqen Clinton për shkak të bashkëshortit të saj, i cili ishte kundër Serbisë gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë Nikolla.
Ai beson se fitorja e Trump do të ndryshojë politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur bëhet fjalë për Serbinë.
Ndërsa, Andrea një qytetar tjetër beogradas, mendon krejtësisht ndryshe nga Nikolla. Ai thotë se është i shqetësuar se Amerika do të udhëhiqet nga një biznesmen
Më së largu shkon Ilija, i cili thotë se ende nuk po mundet të besoj se Trump ka fituar. “Ai është një njeri i çmendur! Unë kam dëgjuar duke e krahasuar me Sheshelin”. /gazetametro.net