Loading…

Enigma e syve ‘të hapur’ ose ‘të mbyllur’ të Sfinksit të Egjiptit nis të trembë studiuesit

  • 20/05/2022 | 17:41

Enigma e syve ‘të hapur’ ose ‘të mbyllur’ të Sfinksit të Egjiptit nis të trembë studiuesit

Disa imazhe të skulpturës ‘ikonë’ me sy që duken si të mbyllur, kanë shkaktuar si frikë dhe humor në rrjetet online, teksa zyrtarët në Kairo thotë se mund të kemi të bëjmë me një lojë.


Përdoruesit e mediave sociale prej disa kohësh kanë mbajtur sytë të ngulur te Sfinksi i Madh i Gizës në Egjipt pasi nisën të qarkullonin imazhe të statujës misterioze me sy të mbyllur.

Krijesa mitologjike me trupin e luanit dhe kokën e një njeriu, besohet se tregon fytyrën e Faraonit Kafre që sundoi për qindra vjet rreth viteve 2,500 p.e.s. dhe është ndërtuar me sy të hapur.

Por me gjithë enigmat e rebuset që rrethojnë piramidat egjiptiane dhe gojëdhanat e tyre të origjinës së njerëzimit, çdo gjë që ka të bëjë me vendin misterioz ngre kureshtje të thellë per të vdekshmit e thjeshtë.

Prandaj shumë njerez u shokuan nga imazhet e Sfinksit me sy të mbyllur që mund të interpetohen si një sinjal ndryshimesh madhore apo apokaliptike të universit.

Një postim në rrjetin Facebook që tregonte videon e Sfinksit me sy të mbyllur nisi panikun dhe është shpërndarë tani më shumë se 7,000 herë.

Disa ishin të bindur se imazhet ishin të vërteta ndërsa të tjerë i refuzonin si të rreme.

Një komentues në Twitter shkruante: “Shumë mirë që më në fund po fle pak, ka qëndruar zgjuar për shekuj e mijëvjeçarë.

Ministria egjiptiane e antikiteteve tha për rrjetin Erem news se imazhet mund të jenë manipuluar dhe shtonte se kjo nuk është hera e parë që Sfinksi i famshëm përfshihet në thashetheme.

Ministria e turizmit gjithashtu mohonte akuzat duke thënë se Sfinksi “sigurisht është zgjuar” dhe se imazhet mund të jenë marrë nga një kënd i caktuar apo të jenë modifikuar me Photoshop.

Edhe nuk dihet cili apo pse ka ndryshuar imazhet, apo nëse Sfinksi i magjishëm mund të jetë mbyllur sytë.

Ajo është skulptura monumentale më e lashtë e Egjiptit dhe një prej më të njohurave në botë.

Emri i saj në gjuhën egjiptiane është “Abu al-Hol”, që do të thotë “babai i frikës” ose ndryshme “më i tmerrshmi i të gjithëve”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë