Loading…

Engel: Para drejtësisë të dalin të gjithë që kanë kryer krime lufte, jo vetëm kosovarët

  • 18/11/2020 | 22:25

Engel: Para drejtësisë të dalin të gjithë që kanë kryer krime lufte, jo vetëm kosovarët

Kritika të shumta po merr Bashkimi Evropian për krijimin e Gjykatës Speciale, pasi aty po gjykohen për krime lufte vetëm shqiptarët dhe jo serbët të cilët kryen masakra e gjenocid në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Analistë, njohës të çështjeve të drejtësisë dhe shumë figura të njohura po kritikojnë Specialen se po punon me dosjet e përgatitura nga Serbia, dosje këto që janë publikuar edhe më herët për krerët e UÇK’së.

Ndryshe, edhe Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve i SHBA-së, të cilin e kryeson kongresisti Eliot Engel, përmes një postimi në Twitter ka thënë se të gjithë ata që kanë kryer krime lufte duhet të sillen para drejtësisë.

Por, sipas këtij komiteti, drejtësia nuk duhet të jetë vetëm për një etni, duke shtuar se momentalisht kjo po ndodhë në Kosovë përmes Gjykatës Speciale.

“Çdokush që ka kryer krime lufte, pavarësisht nga përkatësia etnike, duhet të dalë para drejtësisë. Pikë. Por, drejtësia nuk duhet të shihet përmes një prizmi nga i cili mund të kalojnë imazhe të vetëm një etnie. Tash për tash, duket se kjo po ndodhë në Kosovë me Gjykatën Speciale, dhe diçka duhet të ndryshojë”, thuhet në një deklaratë në llogarinë e Twitter-it të Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve që kryesohet nga Engel.

“Ata ende po gjejnë trupa të varrosur në Serbi, viktima të (fushatës së) Millosheviqit për pastrim etnik në Kosovë”, thuhet më tutje.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë