Loading…

Ëndrra e dështuar e kosovarit vjen në Teatrin Oda

  • 19/05/2017 | 10:42

Ëndrra e dështuar e kosovarit vjen në Teatrin Oda

Në Teatrin Oda vjen shfaqja “Peer Gynti” e cila është rrëfim për një ëndërr të dështuar.


I udhëhequr nga një shpresë e thjeshtë për jetë më të mirë dhe për të gjetur lumturinë, Peeri i ri, para luftës në Kosovë, niset për të kërkuar të ardhmen në ‘parajsën’ e quajtur Evropë.
Ajo çka ndodhë me këtë të ri gjatë këtij udhëtimi reflekton eskperiencat e shumë desperadove të rinjë të cilët çdo vjet, të mbushur me shpresë, lëshojnë atdheun e tyre. Shpesh, në atdheun e tyre të ri, të keqtrajtuar nga autoritetet, të izoluar dhe larg nga shtëpia, me mungesë perspektive dhe të mospërfshirë në shoqëri, atyre ëndërra u bëhet një makth i madh.

“Publiku në shfaqje e ndjenë që ky Peer Gynt modern jo vetëm se dëshiron të tregoj një rrëfim autentik, por edhe të tregoj një rrëfim të vërtetë, si shembull për krejt shpresat për liri, për lumturinë dhe prosperitetin në Evopën e tanishme. Dhe për dëshpërimin.”

***Kjo shfaqje u mundësua me përkrahjen bujare të popullit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID. Përmbajtja është përgjegjësi e Qendrës Multimedia dhe nuk pasqyron doemos pikëpamjet e USAID apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Kjo shfaqje është realizuar nga Qendra Multimedia, përmes Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe realizuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.
“Peer Gynti” nga Kosova vjen nga Jeton Nezirja, me regji të Agon Myftarit, ndërsa luajnë
aktorët Tristan Halilaj, Donikë Ahmeti, Shpetim Selmani, Ernest Malazogu .Premiera jepet me 24 maj, nga ora 20:00 në Teatrin Oda në Prishtinë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë