Hilary Clintonit nuk i mjaftuan votat liberale për ta shpëtuar. Vendosi një masë tmerrësisht e dëshpëruar me klasën politike, që hakmarrjen e gjeti te Trump.
Nuk mund të mos jem krenar që pata rastin të jem në SHBA në kohën e vendimit të madh për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm. Në të njejtën kohë ndihem i trishtuar kur pash nga afër përjetimin e qytetarëve të Washington DC, pas përfundimit të numërimit të votave në Florida, Ohio dhe Michigan, të cilat i dhanë presidencën kandidatit kontravers republikan, Donald Trump. Jo shumë larg nga Shtëpia e Bardhë, rrugët i kaploi heshtja dhe njëfar trishtimi, deri diku i pakuptueshëm. Mungonin emocionet dhe gjallëria që të ofrojnë këto rrugë. Afër Shtëpisë së Bardhë ishin afruar një numër i madhë i qytetarëve, pjesa më e madhe e të cilëve shprehnin hidhërimin për humbjen e kandidatës demokratike, Hillary Clinton. Ndryshe nga disa ditë para zgjedhjeve, kur në fytyrat e shumë qytetarëve shihej shpresa që Clinton do të arrijë të fitoj, shumë prej tyre në mbrëmjen e së martës nuk arritën të ndalin edhe lotët nga zemërimi i humbjes. Por, ajo çfarë mund të përjetosh në Washington D.C. është vetëm një fluskë e vogël e asaj cfarë përfaqëson pjesa tjetër e qendrave në SHBA.
Paknaqësia nga klasa politike
Si shumë të rinjë të tjerë të botës, ëndërra amerikane formësohet nga mrekullitë që ka krijuar mendja e lirë e njeriut, përmes imazheve të qendrave të mëdha si New York, California, Florida, Michigan, Ohio. Por në të vertët, këto qendra paraqesin mbështjellësin skajshmërishtë të bukur të brendësisë së shëmtuar të asaj cka përfaqëson ëndërra amerikane. Jo shumë larg qendrës së New York, Michigan apo Ohio ekzistojnë vendbanime të cilat janë të kapëluara nga krimi, mungesa e vendeve të punës dhe mungesa e një jete të dinjitetshme. Qytetarët e këtyre pjese pashmangshmërishtë përfaqësojnë gjysmën e amerikanëve të cilët nuk e shohin ëndërrën amerikane sikur ne të tjerët. Këta qytetar ndjehen të tradhtuar dhe tmerrësisht të indinjuar me klasën politike të tridhjet viteve të fundit në SHBA, e për ta Donald Trump, një biznismen i njohur, përfaqësonte zërin e munguar. Prandaj, për shumë kë tash është e qartë që, edhe pse Donald Trump nuk kishte përkrahjen e figurave më të rëndësishme të Partisë Republikane, qytetarët e indinjuar me klasën politike vunë bast fatin e tyre tek ai. Mesazhet kundër klasës politike në Washington D.C. të bëra gjatë gjithë fushatës zgjedhore nga Donald Trump mbizotëruan si argumentet më bindëse, duke shtuar këtu dyshimet dhe akuzat kundër Hillary Clinton lidhur me përdorimin e emailit jo zyrëtar nga kjo e fundit.
Votat e liberalëve mjaftuan të shpëtojnë Clinton
Hillary Clinton, për t’u bërë gruaja e parë Presidente e SHBA-ve duhej që patjetër të fitonte shtetet tradicionalisht demokrate si Pennsylvania, Michigan, New York, California, Wisconsin, dhe Virginia, dhe aty-këtu ndonjë shtet tradicionalisht të pavendosur. Por rruga e saj drejtë Shtëpisë së Bardhë ishte e mbyllur, kur shtetet si Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin, tradicionalisht demokrate, ja kthyen shpinën për t’i besuar Donald Trump. Nëse shikohet në detaje demografia e këtyre shteteve, atëherë një qytetar i arsyeshëm i kësaj bote e kupton që ëndërra amerikane përfaqësohet vetëm nga qendrat por jo edhe nga brendësia. Philadelphia është qendra kryesore e shtetit të Pennsylvania, e populluar nga një numër i madh i studentëve dhe atyre që këtu karakterizohen si “qyetar të edukuar”. Njejtë si Philadelphia janë edhe qendrat si New York City, Detroit, Columbus, apo Cleveland, të cilat zonja Clinton i fitoj me diferencë shumë bindëse, por të pamjaftueshme për të përmbysur rezultatet nga sub-qendrat e tjera. Jo të gjithë e ëndërronin Amerikën të madhe, sipas optikës së “qytetarëve të edukuar”. Si përfundim, Hillary Clinton humbi në shtetet të cilat konsideroheshin si të sigurta për t’u fituar, duke mos mjaftuar votat e “qytetarëve të edukuar”, afro-amerikanëve, latinëve apo minoriteteve të tjera.
Pritjet pas zgjedhjeve
Ankthi i shumë amerikanëve por jo vetëm tani mbetet natyra e presidencës së Donald Trump, dhe vendimet të cilat do t’i merr ai në ditët në vazhdim. Ndër premtimet kryesore të Trump, të cilat për shumicën e amerikanëve ishin bindëse për ta zgjedhur si “lider të botës së lirë”, janë deportimi i shumë emigrantëve ilegal, zëvendësimi i sistemit të sigurimeve shëndetësore me një sistem të ri, dhe vende të reja të punës. Mbetet të shihet ne muajt e parë të vitit 2017 se me cfarë dinamike do të realizohen premtimet e tij, që për shumë emigrant dhe refugjat do të shëndërrohen prej ndjekjes së ëndërrës amerikane në një ankth.
Ëndërra për të zgjedh gruan e parë Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u shua për së paku katër vitet e ardhshme, por jo edhe shpresa. Lëvizjet e reja, pas përfundimit të numrimit të votave, që bëjnë thirrje për një kandidaturë të mundshme të Michelle Obama për garën presidenciale të vitit 2020 janë sinjal që rruga për realizimin e kësaj ëndrre është e gjatë, por jo e pamundur.