Teksa ka komentuar deklarimet e djeshme të presidentit Thaçi, për heqjen e pikës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, Dacic ka thënë se pikë kalimi kufitar në Morinë është kufi në mes të Serbisë dhe Shqipërisë, transmton Gazeta Metro.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, edhe përkundër faktit se kanë kaluar rreth 20 vjet nga rënia e Sllobodan Millosheiviqin, vazhdon edhe sot e kësaj ditë të ripërtërijë mendësinë e këtij të fundit.
Teksa ka komentuar deklarimet e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit, për heqjen e pikës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, Daçiq ka thënë se pikë kalimi kufitar në Morinë është kufi në mes të Serbisë dhe Shqipërisë.
“Kalimi kufitar në Morinë është kufi në mes të Serbisë dhe Shqipërisë”, ka thënë Daçiq, shkruan rts.
Sipas tij, Serbinë më këta kufij e njohin edhe Kombet e Bashkuara.
“Unë nuk e di se si Thaçi mendon të ndryshojë diçka që nuk është pranuar nga Kombet e Bashkuara, dhe kur Beogradi nuk e kërkon një gjë të tillë”, është shprehur kreu i diplomacisë serbe.
Dje presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, teksa është kthyer nga Shqipëria, ka thënë se pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duhet të hiqen.
Ai madje i ka quajtur si gërmadha kufitare. Në Tiranë Thaçi kishte marrë pjesë në Samitin e Brdo- Brijunit, ku kishte takuar edhe Federica Mogherinin me të cilën kishte diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dheh Serbisë. Atje gjithashtu kishte marrë pjesë edhe Vuçiq e Dodik./gazetametro.net