Deri me tani ende nuk janë ekzekutuar pagat për mësimdhënësit grevist nga Qeveria, ndërsa nga SBAShK kanë bërë të ditur se do të presin deri të premten, shkruan Gazeta Metro.
Koordinatori i SBAShK’ut, Ymer Ymeri, tha se ka kërkuar nga Thesari i Shtetit dhe Ministria e Financave sqarim dhe vendimin për ndaljen e pagave të mësimdhënësve.
“Të hënën kemi kërkuar sqarim nga ministri Murati dhe drejtori i Thesarit nëse ka vendim Thesari për ndaljen e pagave ose jo. Ata kanë afat deri të premten sepse në kontratat tona thuhet që brenda pesë ditëve duhet të kthehet një përgjigje. Andaj tani për tani nuk do të marrin asnjë veprim sindikal, jemi duke bërë përpjekje që pagat të paguhen”, tha Ymeri.
Nuk kemi caktuar ore dhe as datë, bejmë apel që sa më shpejt të ekzekutohen pagat, ne iu kemi drejtuar ministrit Murati dhe Thesarit të Shtetit. Do të presim deri të premten se çfarë do të ndodhë. Do ta dërgojmë në gjykatë
Tutje ai ka thënë se takimi që kanë pasur sot ka qenë vetëm për t’u informuar me anëtarësimin rreth probleme të tyre dhe se ky takim ishte i rregullt që zakonisht i zhvillon SBAShK./gazetametro.net