Loading…

Ende nuk dihet se çfarë marrëveshje kanë nënshkruar PTK e Z-Mobile

  • 29/05/2017 | 19:44

Ende nuk dihet se çfarë marrëveshje kanë nënshkruar PTK e Z-Mobile

Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar se janë marrë në pyetje zyrtarët e Telekomit të Kosovës rreth marrëveshjes PTK-Z Mobile.


Por, Prokuroria nuk ka dhënë informacione nëse janë marrë në pyetje edhe përfaqësues të kompanisë Z mobile, raporton KTV.

Në përgjigjen me shkrim të Prokurorisë, nuk janë dhënë shumë detaje.

KTV-ja ka kërkuar nga kompania Z mobile detaje të marrëveshjes së arritur me Telekomin e Kosovës, për shumën që do të përfitojnë nga pagesa e shpenzimeve në Arbitrazh, por nuk kanë dhënë përgjigje konkrete.

Përgjigje nuk kanë dhënë as në Telekomin e Kosovës.

Ndërkohë, me anë të kësaj marrëveshjeje, palët janë pajtuar që të nisë menjëherë dhënia e 100 mijë numrave të rinj dhe shërbimeve 3 dhe 4G operatorit virtual Z mobile.

Këtë marrëveshje, që u cilësua si shpëtimtare nga të dyja palët, njohësi i çështjeve ekonomike, Naim Gashi, e vlerëson më të dëmshme se atë të vitit 2009.

Ndërsa, Arton Demhasaj thotë se marrëveshja PTK- Z mobile, ishte e inskenuar me qëllim të përfitimeve nga njerëz të caktuar.

Kontesti Dardafon.net, tash Z mobile, dhe Telekom i Kosovës, kishte nisur pasi nuk ishte zbatuar marrëveshja e arritur më 16 janar 2009.

Në kohën e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, drejtor menaxhues i PTK-së ishte Shyqri Haxha, kurse drejtor i bordit të PTK-së Rexhë Gjonbalaj. Kryeministër atë kohë ishte Hashim Thaçi, ministër i Telekomunikacionit Fatmir Limaj me zëvendësministër Adem Grabovcin.

Në vitin 2015, Z mobile kishte paditur PTK-në në Gjykatën e Arbitrazhit, pasi sipas tyre, PTK-ja ka shkelur marrëveshjen duke refuzuar të ndajë numra shtesë dhe duke mos ofruar shërbimet 3 g dhe 4 g.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë