Plakut 75-vjeçar nga fshati Ticë i Skenderajt, tani e një kohë të gjatë emri i ka sjell vetëm telashe.
Quhet Azem Syla.
Kudo në institucione ai ngatërrohet me ish-deputetin Azem Syla, ish- shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, e që tash mbahet prapa grilave.
Azemi nga Tica thotë se si pasojë e emrit të njëjtë me atë të “Dajës” është akuzuar edhe për posedim të pesë banesave.
Ky nuk është i vetmi problem me të cilin është ballafaquar ai.