Loading…

Emisari britanik Stuart Peach sot qëndron për vizitë në Kosovë, takohet me krerët e shtetit

  • 10/02/2022 | 08:10

Emisari britanik Stuart Peach sot qëndron për vizitë në Kosovë, takohet me krerët e shtetit

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, gjatë ditës së sotme do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë


Peach do të zhvillojë takime me liderët e vendit, duke filluar paradite me presidenten Vjosa Osmani, nga ora 11:00.

Ndërsa, dikur pasdite, Peach do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Peach gjatë dy ditëve të kaluara qëndroi për vizitë në Beograd, ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e Zyrës për Kosovë, Petrar Petkoviq.

Tema e bisedës ishte situata e përgjithshme në rajon, por edhe dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Vizita e tij në Beograd pasoi menjëherë pas vizitës së të dërguarve specialë të BE-së dhe SHBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

Kjo do të jetë vizita e tij e parë zyrtare në vendin tonë si i dërguar në Ballkanin Perëndimor, që nga marrja e detyrës në fund të vitit të kaluar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë