Loading…

Emina Cunmulaj mbështetë “liria ka emër”, publikon rrëfimin e ish ushtarit të UÇK’së

  • 18/11/2020 | 23:34

Emina Cunmulaj mbështetë “liria ka emër”, publikon rrëfimin e ish ushtarit të UÇK’së

Emina Cunmulaj u ofron mbështetje ish-krerëve të UÇK-së.

Ilir Morina ka zbuluar se i ishte bashkuar UÇK-së në moshën 17-vjeçare, duke qenë në shkollë të mesme, ndërsa ka treguar për moralin e lartë të ushtarëve në momentet e rënda teksa kishin humbur shokët e luftës, shkruan lajmi.net.

Video e tij po qarkullon tani kudo, dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë dhe të gjithë ish-luftëtarëve në përgjithësi po dalin shumë njerëz.

Ndër emrat e njohur që e shpërndanë videon e Morinës ishte edhe modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj.

Ajo doli po ashtu në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe luftëtarëve në përgjithësi.

Edhe Emina është prekur nga rrëfimi i Ilir Morinës i cili sjell momente te dhimbshme nga humbja e shokëve dhe masakrat e kryera nga policia dhe ushtria serbe.

Mes lotëve, ai tregon se si në vijat e frontit ishte plagosur rëndë një nga ushtarët dhe u kishte kërkuar të tjerëve që të mos merren me të, por ta vazhdonin luftën dhe ta shpëtonin popullatën civile.

Teksa kujton masakrat që forcat serbe kishin kryer nëpër Kosovë, e që Morina i kishte parë me sytë e tij, habitet me drejtësinë ndërkombëtare për proceset që ka nisur ndaj UÇK-së.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është një prej ushtrive ma të pastra në botë dhe ma çlirimtarja në botë. Se ka lindë prej popullit. Ka lindë prej pleqve. Prej të moshumve. Prej të rinjve. Prej çikave. Prej burrave. Populli e ka ba ushtrinë. Prej popullit ka dalë”, thotë ndër të tjera në rrëfimin e tij ish-ushtari i UÇK-së, Morina.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë