Loading…

Elshani i PDK’së takon Kryesuesen e Zgjedhjeve të Letonisë, folën për shkëmbimin e përvojave të mira

  • 02/10/2022 | 21:43

Elshani i PDK’së takon Kryesuesen e Zgjedhjeve të Letonisë, folën për shkëmbimin e përvojave të mira

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani, me një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se po qëndron për një vizitë në Letoni ku atje ka takuar Kryesuesen e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve në at vend, Kristine Berzina, ku ndër të tjera ata diskutuan shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira zgjedhore ndërmjet dy shteteve, shkruan Gazeta Metro.


Zyrtari i PDK’së tha se institucioni në të cilin ai është përfaqësues, ka raporte të shkëlqyera me me institucionin e njëjtë që organizon zgjedhjet në Republikën Baltike.

Elshani ndër të tjera tha se ata vizituan edhe parlamentin e këtij vendi, dhe se ai dha lajmin e mirë se nga dita e sotme një parti me orientim pro-rus, nuk do të jetë pjesë e legjislativit letones.

Ai numëroi edhe disa arsye se për se duhet të ndodhë një reformë zgjedhore në Kosovë.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë që gjatë vizitës në Letoni të takohem me Kryesuesen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristine Berzina, me të cilën institucioni ynë tash e sa vite ka raporte të shkëlqyera duke shkëmbyer përvojat dhe praktikat e mira të zgjedhjeve. Është gjithmonë kënaqësi të takohesh me miqtë tanë!

Gjatë kësaj vizite bashkë me anëtarët tjerë nga Kosova e nga vendet tjera vizituam Kuvendin e Letonisë, ku tash e tutje në ulëset e saj nuk do të jenë prezent social-demokratët pro-Rus, një fitore e madhe kjo për vlerat perëndimore.

Përvojat tona të brendshme të zgjedhjeve të njëpasnjëshme dhe praktikat ndërkombëtare duhet medoemos të gjejnë zbatim në kuadër të reformës tonë zgjedhore. Numërimi i shpejtë e i saktë i votave të subjekteve dhe kandidatëve, shpërndarja e drejtë e listës votuese për qendra votimi afër çdo qytetari dhe rritja e transparencës janë vetëm disa prej çështjeve të cilat duhet t’i gjejmë zgjidhje të shpejtë./gazetametro.net

Kujtojmë se në këtë shtet prej ditësh po qëndron një delegacion me zyrtarë nga KQZ e Kosovës, ku atje monitoruan procesin e zgjedhjeve paralmentare të cilat u mbajtën sot./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë