Loading…

Elezi: Sot fillon numërimi i votave me kusht

  • 18/11/2021 | 08:42

Elezi: Sot fillon numërimi i votave me kusht

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) sot do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara.


Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Elezi tha se procesi i numërimit të këtyre votave do të fillojë në orën 16:00.

“Sot (18 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave që u mbajt më 14 nëntor”, ka deklaruar Elezi.

Ndryshe, raundi i dytë i zgjedhjeve lokale është mbajtur më 14 nëntor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë