Loading…

Elbasan, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim për 30 kg hashash

  • 05/02/2017 | 10:34

Elbasan, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim për 30 kg hashash

Tre shtetas janë arrestuar në flagrancë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pas operacionit të koduar “Administratori” të ndërmarrë nga forcat e policisë së Elbasanit, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, ku janë sekuestruar 30 kg hashash.

Në pranga përfunduan Flori Kuqja, 35 vjeç, dhe Enver Dobra, 27 vjeç, nga fshati Shalës i Cërrikut, si dhe Fatos Serani, 37 vjeç nga Berati. Ndërkohë, në kërkim janë shpallur 27-vjeçari T.K. dhe 29-vjeçari Xh.K., që të dy banues në fshatin Shalës të Cërrikut, raporton tch, transmeton gazetametro.net.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm ka ardhur pas një kontrolli të ushtruar në banesën e shtetasit Flori Kuqja, ku u gjet sasia e lëndës narkotike, ndërsa nga veprimet hetimore rezultoi se ajo i përket këtyre shtetasve. Tashmë ata akuzohen për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë