Loading…

Ekzekutohen 100 eurot për studentët

  • 24/06/2022 | 15:55

Ekzekutohen 100 eurot për studentët

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat e shtesës prej 100 euro për studentët.


Grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët ka pasur informata të sakta.

Megjithatë, Murati the se pagesat nuk janë dorëzuar për të gjithë studentët, pasi që të dhënat nga universiteti kanë qenë të mangëta.

“Për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kemi pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare”, ka shkruar Murati në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

“Prandaj gjatë ditëve në vijim, do të tentojmë të rikonfirmojmë të dhënat pë rastet që janë të pakompletuara, dhe sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë