Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka shkruar mbrëmë një mesazh interesant në Facebook, në ora 02:47 të mëngjesit, shkruan Gazeta Metro.
Në një shkrim të gjatë ekzaltues, Pacolli nuk kuptohet edhe mjaft qartë se çfarë ka dashur të thotë, apo ndoshta është një gabim.
Ai ka shkruar për hoxhën, prostitutat, për plazh etj.
Pacolli madje ka përdorur edhe fjalor të papërshtatshëm por të modifikuar me pika.
Sot ky shkrim i Pacollit nuk ndodhet në Facebook të tij personal, nuk dihet nëse autori ka qenë pikërisht ai. /gazetametro.net