Loading…

Ekstradohet nga Greqia shqiptari i dënuar për vrasje

  • 03/08/2019 | 19:11

Ekstradohet nga Greqia shqiptari i dënuar për vrasje

Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet homologe në Athinë bënë të mundur ekstradimin e një shtetasi të dënuar me 25 vite burg për vrasje.


Policia bën me dije se i ekstraduari është shtetasi Fatos Metushi,  53 vjeç, lindur në Boçovë, Fier, shkruan Oranews.

Metushi ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin penal të datës 23.02.2000, e ka  dënuar me 25 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit  Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: 

Policia njofton se Metushi në vitin 1997 kishte vrarë me armë zjarri një shtetas.

“Shtetasi Fatos Metushi në vitin 1997 në fshatin Boçovë, Fier ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. A. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinë/Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë”, – raporton policia.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë