Janë ekspozuar fotografitë me temën e Luftës së Kosovës në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Fotografitë e fotografit Asllan Krasniqit janë ekspozuar sot për nder të Pavarësisë nga Shoqata për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta, “Eksodi 99”
Autori i këtyre fotografive që ngjallën emocione tek qytetarët, tregon se sa ishte e vështirë që të realizohen ato.
“Kjo ekspozitë ka mesazhin e eksodit të vitit 1999 i cili tregon që nuk duhet të harrojmë se çfarë ka ndodh. Shumica e këtyre fotografive janë të realizuar në Kukës të Shqipërisë, dhe ka të tjera që janë në tjera vende, prej Belgjikës, në Turqi, Maqedoni. Vështirësia më e madhe për t’i realizuar këto foto kanë qenë emocionet, kurse ana fizike për mua nuk ka pasur problem dhe ende nuk ka sepse e bëj me pasion punën. Patjetër që duket të kujtohet më shpesh sepse harresa ndikon me një përqindje të madhe”, përfundoi Krasniqi.
Këto fotografi paraqesin tmerrin e shqiptarëve në luftë e fundit që është tek ne, përndryshe Krasniqi njihet për realizimin e fotografive gjatë eksodit shqiptarë ku ka kapur rreth 15 mijë pamje. Kurse qëllimi i ekspozimit të tyre nga shoqata është që të mos harrohet së ç’farë ka ndodhur në të.
Një ekspozitë e tillë sonte do të hapet edhe në Muzeun e Kosovës, duke filluar nga ora 19:00 /gazetametro.net