Hekurudha e Durrësit të viteve 51, monumente të qytetit të Tiranës gjatë viteve 84 – 88, ato të qytetit të Lezhës së viteve 80-ta, por edhe shumë monumente tjera me një arkitekturë interesantë të arkitektëve të asaj kohe janë shfaqur në një ekspozitë në Tiranë.
Artdashësit do të kenë mundësi të shohin imazhin e parë të këtyre monumenteve përmes ekspozitës që tashmë është hapur në hapësirat e Qendrës Rinore të Tiranës.
Këto objekte ndodhën në qytetin e Lezhës, Shkodrës, Tiranës dhe Durrësit dhe secila nga to ka edhe një histori më vete.
Kjo ekspozitë do të jetë e hapur disa ditë në Tiranë, duke i mirëpritur të gjithë adhuruesit e kulturës shqiptare./gazetametro.net