Loading…

Ekspozitë e fotografisë ndërkombëtare në Ferizaj

  • Nga

  • 18/01/2017 | 18:15

Ekspozitë e fotografisë ndërkombëtare në Ferizaj

Një ekspozitë ndërkombëtare dokumentuse me titull “Past is now”, do të hapet në qytetin e Ferzajt


Galeria e Arteve në Ferizaj dhe Departamenti për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Qendrën Multimedia në bashkëpunim me Institutin Goethe, organizojnë këtë ekspozitë që do të hapet  25 Janar  dhe do të vazhdojë deri me 10 shkurt, 2016

Festivali Fotodoks në Minhen, njëra prej ngjarjeve më të rëndësishme të fotografisë dokumentare bashkëkohore në Gjermani, ia ka kushtuar në vitin 2015 ekspozitën kryesore “Past is now” (e kaluara është tash) hapësirës së ish Jugosllavisë, duke eksploruar kështu gjendjen e tanishme në regjion dhe potencialin e së kaluarës në të tashmen.

Në këtë ekspozitë do të marrin pjesë shumë emra të njohur të artistëve si Jaka Babnik, Roman Bezjak, Collaboration Project, Jerg Glesher, Zijah Gafiq.

Drejtori i Galerisë së Arteve të Ferizajt Skender Bedriu u shpreh shumë i kënaqur me këtë iniciativë dhe tha për Gazetën Metro se kjo ekspozitë është shumë e rëndësishme dhe i mirëpret të gjithë adhurusit e artit.

“Kjo ekspozitë udhton nëpër Evropë dhe i bën nder galerisë sonë duke i sjellë publikut dhe artedashsëve një ngjarje me vlerë” deklaroi ai. Gjitashtu Bedriu tha se  institucioni që ai drejton  ka qenë gjithmonë i hapur për ekspozita të tilla.

“Kjo nuk është hera e parë që mbështesim ngjarje të tilla. Që nga viti 2011 deri më sot ne kemi përkrahur çdo ekspozitë vendore e ndërkombëtare. ” përfundoi  ai për Gazetën Metro

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë