Loading…

Ekspozita “Fmitë e non-të-dhetave” sjell artistë të rinj

  • Nga

  • 02/04/2017 | 16:41

Ekspozita “Fmitë e non-të-dhetave” sjell artistë të rinj

Galeria Qahili do t’a hap programin e saj vjetorë më datën 6 prill, me festën artistike “Fmitë e non-të-dhetave”. Kjo festë do të fillojë nga ora 19:00 dhe në të do të prezantohen 6 artistë të rinj Engjell Berisha JR. , Nita Qahili, Jetë Dobranja, Yll Xhaferi, Meddy Huduti, dhe Era Buza.


Këta artistë do të tregojnë punimet e tyre të cilat lidhen ngushtë me periudhën në të cilën janë rritur, atë të viteve të 90’ta. Gjatë kësaj feste do të ketë edhe tinguj muzikorë të kënduar nga Blerta Kosova.

Një pjesë e kësaj ekspozite është e përshkruar kështu nga artistët e rinj “Krejt kjo ekspozitë është një tregim, një reflektim i kujtesës, një shfaqje, një histori, përvoja e këndvështrime të një periudhe të caktuar, një periudhë e ndritshme dhe e zymtë. Është tregimi jonë, është realiteti jonë!”.

“Fmitë e non-të-dhetave” mbështetet nga MIQT Pub, GAGI PRINT, DSG Holding si dhe LaraLara./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë