Në mediat greke po përcillet me shqetësim shfaqja e “analistëve” dhe “ekspertëve” që shfaqen në kanalet televizive të Turqisë. “Shpeshherë shprehin teori që forcojnë klimën e tensionuar në marrëdhëniet me Greqinë”, shkruan Protothema.
Media helene është ndalur në deklaratat që ka bërë Eray Güçüler, një oficer i pensionuar, i cili konsiderohet si ekspert sigurie. Güçüler shprehu shqetësimin e tij për prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në SHBA dhe bashkëpunimin Athinë-Uashington. Megjithatë për CNN Turk, eksperti tha se nuk i konsideron këto dy vende si rrezik sepse sipas tij ushtria turke mund të pushtojë ishujt në Egje për një natë.
“Nëse më pyesni nëse e marr të gjithë këtë si një kërcënim për Turqinë, jo. Unë nuk e shikoj kështu. Sepse nëse i futesh diçkaje të tillë, si ta them është një proverbë turke: “Ti shkon për diçka të mirë, por humb edhe ato që ke sepse brenda një nate ishujt kalojnë në krahun e Turqisë””, tha ai.
Gjatë intervistës eksperti turk sulmoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për prezencën e fortë ushtarake në rajonin e Thrakës, sidomos në Alexandroupolis, zonë të cilën ai e konsideron të rëndësishme për Turqinë.