Loading…

Eksperti i çështjeve të sigurisë: Polici Amir Hoxha nuk ka kryer vepër penale, mund t’i jepej një vërejtje

  • 05/02/2022 | 23:27

Eksperti i çështjeve të sigurisë: Polici Amir Hoxha nuk ka kryer vepër penale, mund t’i jepej një vërejtje

Një postim në rrjete sociale i kushtoi me tri ditë suspendim nga puna policit Amir Hoxha.


Sapo u publikuan shifrat e parave që kishin marrë deputetët e Kuvendit të Kosovës për kompensimin e karburanteve për udhëtim, pasi deklaruan se nuk jetojnë në Prishtinë, Hoxha kishte kritikuar këtë veprim, duke kërkonte të drejtën e tij për të marrë pagesat për shujta të policëve.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami ka thënë për Telegrafin se pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk u lejohet të shprehin mendim politik publikisht.

“Sa i përket interpretimi të policit, me rregullore Policia e Kosovës, si individ nuk kanë të drejt që të mbajnë anë politike dhe ta interpretojnë apo të japin mendim politik, për një parti të caktuar për një çështje të caktuar, sepse policia është një dhe unike, e cila është në shërbim të qytetarëve dhe politikave shtetërore dhe zbaton ligjet e policisë, ligjet e Republikës së Kosovës dhe Kushtetutën”, tha Islami për Telegrafin.

Islami tha se nëse rreth 9 mijë pjesëtarë sa ka Policia e Kosovës do të shprehnin mendime politike, atëherë kjo do të prodhonte pasoja negative për këtë institucion.

Megjithatë, siç thotë Islami masa e suspendimit nuk ka qenë i domosdoshëm, pasi policit ka pasur mundësi vetëm t’i tërhiqet vërejtja që të mos bëj më veprime të tilla.

“Jo vetëm tek ne, por edhe në vendet e tjera, polici nuk e ka atë të drejtë, kushtimisht që është e rregulluar me një udhëzim administrativ ku nuk i lejohet që të shprehet politikisht haptazi dhe mendoj që veprimi për suspendim, nuk mendoj se nuk do të duhej ta suspendonte, sepse ai nuk ka kryer vepër penale, pavarësisht që nuk i lejohet të jap mendime të ndryshme qoftë për qeverinë, qoftë për ministri, por do të duhej t’i tërhiqej vërejtja që në të ardhmen të mos bëj një gjë të tillë, sepse ai nuk ka kryer vepër penale”, shprehet Islami.

Tutje, Islami po ashtu ka deklaruar se si qytetarë i Kosovës i mbështet kërkesat e policit Amir Hoxha.

“Unë vet si qytetar jam që të kenë shujta, të mos ngarkohen me orare të tepërta, gjatë pandemisë ata punojnë me orar të zgjatur, sepse jeta e policit është e rëndë, dhe secila Qeveri që është e ato që do të vijnë do të duhej të kujdesej më shumë për policinë. Por, si rast i tillë polici nuk është dashur të komentoj veprimet e një rregulloreje të Kuvendit ku u mundësohet deputetëve të marrin paratë për udhëtim”, theksoi Islami.

“Kësisoj, ajo vërehet që deklarata e tij në Faccebook është e qastit, unë nuk besoj që është dashur të mirret tash qoftë sindikata, qoftë policia, qoftë inspektorati, por le të jetë një shembull për policët tjerë të mos dalin publikisht, pasi rrjetet sociale janë mjete ku del fjala publike dhe e merr dhenë. Unë nuk mendoj që policisët duhet të dalin kështu publikisht, kërkesat e tyre mund t’i dë3rgojnë në struktuarat e policisë, që mund t’i adresojnë problemet në Qeverinë e Kosovës”, tha Islami.

Sipas tij, pjestarët e Policisë së Kosovës e dinë që nuk mund të deklarohen politikisht.

Përmes një komunikatë për medie, nga Policia e Kosovës kanë thënë se zyrtari është suspenduar nën dyshimet për shkelje të brendshme disiplinore.

“Bazuar në Udhëzimin Administrativ “Për Shkeljet, Masat dhe Procedurat Disiplinore në Policinë e Kosovës” 04/2019, përkatësisht neni 24, paragrafi 1.17, është suspenduar një zyrtar policor. Vendimi mbi suspendimin në kohëzgjatje deri në tri (3) ditë, është marrë për zyrtarin policor (punonjës në Stacionin Policor Qendra Prishtinë), nën dyshimet për shkelje disiplinore të sanksionuar sipas udhëzimit të sipërshënuar”, thuhet në komunikatë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë