Loading…

Eksperti i Ballkanit, Serwer: Nuk ka asnjë problem ligjor që Kosova dhe Serbia të shkëmbejnë territore, por…

  • 06/09/2018 | 20:43

Eksperti i Ballkanit, Serwer: Nuk ka asnjë problem ligjor që Kosova dhe Serbia të shkëmbejnë territore, por…

Eksperti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, përsëri ka paralajmëruar për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.


Megjithatë, Serwer, si duket është vetëm kundër shkëmbimit të kufijve mbi baza etnike, e jo kundër shkëmbimit të territoreve, nëse bëhet fjala vetëm për territore, shkruan gazetametro.net

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Serwer ka thënë se nuk ka asnjë problem ligjor që Kosova dhe Serbia të shkëmbejnë territore, por se ai është kundër shkëmbimit nëse ai bëhet në baza etnike; ku në të vërtëtë bëhet shkëmbimi i popullatave, që do të pasonte në homogjenizimin e vendeve.

Në lidhje me këtë, Serwer ka thënë se një shkëmbim me rezultat të tillë është kundër parimeve të demokracisë liberale.

“Nuk ka asnjë problem ligjor që Kosova dhe Serbia ta bëjnë këtë, nëse e njohin njëra-tjetrën dhe vendosin marrëdhënie diplomatike. Unë jam kundër shkëmbimit nëse motivi nuk është shkëmbimi i territorit, por shkëmbimi i popullatave në një përpjekje për të homogjenizuar vendet e tyre. Kjo është në kundërshtim me parimet demokratike liberale dhe është një drejtim i gabuar për Serbinë dhe Kosovën”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë