Loading…

Eksperti amerikan: Rusia e destabilizon Ballkanin me armatosje të Serbisë

  • 18/05/2017 | 19:44

Eksperti amerikan: Rusia e destabilizon Ballkanin me armatosje të Serbisë

Ndonjëherë kanë tendencë të nxisin konflikt etnik të brendshëm apo rajonal, thotë eksperti amerikan Paul Schwartz.

Rritja e paradokohshme e shitjes dhe transferimit të armatimit rus Serbisë është pjesë e strategjisë së Rusisë me qëllim të destabilizimit të rajonit në mënyrë që të forcojë ndikimin e vet në atë pjesë, konsideron Paul Schwartz, bashkëpunëtor i lartë për Rusi dhe Euroazi pranë Qendrës amerikane për Strategji dhe Studime Ndërkombëtare, përcjell gazetametro.net.

“Kjo jo që është vetëm taktika e tyre, por ndonjëherë kanë tendencë të nxitjes së konflikteve të brendshme dhe rajonale etnike, dhe më pas të zgjedhin anën e cila atëherë bëhet më e varur nga Rusia. Kjo iu jep pak më shumë fuqi dhe ndikim ndaj armikut të caktuar, me çmim të tjetërsimit të anës tjetër të ekuacionit”, thotë Schwart për European Western Balkans.

Eksperti amerikan përmend se si Rusia deri tani  mjaftë mirë ka balancuar atë ekuacion, por tensionet në rajon rriten, ai paralajmëron se si Rusia gjithnjë e më shumë mund të jetë e detyruar të zgjedh anën të cilën do ta përkrahë.

Kur është fjala për armatimin rus në Serbi, Schwartz konsideron pak të besueshëm se Rusia t’i shesë sistemet e veta të mbrojtjes kundërajrore S-300, një prej sistemeve më moderne, megjithëse thekson se si “gjithmonë është e rrezikshme që kjo të parashikohet”.

“Mendoj se do të ishte lëvizje shumë provokuese e Rusisë që të shesë sistemet e mbrojtjes kundërajrore S-300, në mes të Ballkanit Perëndimor, edhe pse Rusia dhe Serbia kanë lidhje të rëndësishme etnike, fetare dhe të sigurisë”, thekson ky ekspert.

Ai tregon se si Rusia është e detyruar të jetojë me Ballkanin Perëndimor i cili po del në sipërfaqe, që do të thotë me Ballkanin Perëndimor i cili është në mënyrë të konsiderueshme i integruar në Perëndim.

“Ky është hap për të cilin Moska do të mendojë gjatë para se ta bëjë dhe t’i dorëzojë Serbisë këtë lloj armatimi”, pohon Schwartz./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë