Loading…

Eksperti amerikan i çon selam Kurtit, kujdes me këtë veprim

  • 16/02/2022 | 10:28

Eksperti amerikan i çon selam Kurtit, kujdes me këtë veprim

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e New York’ut, Alon Ben-Meir, ka folur për letrën e 16 Anëtarëve të Kongresit të SHBA-ve dërguar Presidentit Biden në përkrahje të Serbisë.


Analisti ka thënë se kjo nuk është asnjë e re, pasi Uashingtoni është kryeqyteti i lobimeve.

Megjithatë, ai nuk e di se çfarë lloj ndikimi do të ketë letra e publikuar nga ambasadori serb në SHBA Marko Djuric, në të cilën lartësohet Serbia.

“Nuk ka absolutisht asgjë të re rreth organizatave të ndryshme si dhe anëtarëve të Kongresit që lobojnë në emër të vendeve të ndryshme. Uashingtoni njihet si kryeqyteti i lobimit. Megjithatë, nuk jam i sigurt se çfarë lloj ndikimi do të ketë letra që këta gjashtëmbëdhjetë kongresmenë i shkruan Presidentit Biden”, ka thënë Ben-Meir për gazetën.

Ai më tej ka folur për mbështetjen e gjerë që Kosova ka në Kongresin amerikan, duke veçuar këtu edhe afinitetin e presidentit Joe Biden për Kosovës.

“Ka gjithashtu mbështetje të gjerë të Kosovës në Kongres, veçanërisht në mesin e demokratëve, për të mos folur për shqetësimin dhe afinitetin e vetë Biden për Kosovën”, ka theksuar analisti për Ballkanin.

Teksa ka thënë se edhe lobi shqiptar po lobon për Kosovën, profesori ka dërguar një porosi për qeverinë e Albin Kurtit.

“Jam i sigurt se edhe lobi shqiptar në DC po përpiqet të promovojë interesat e Kosovës, por nga këndvështrimi im, pavarësisht se kush lobon në emër të kujt, më e rëndësishme është që qeveria Kurti të fokusohet dhe të inicojë disa programe të brendshme, veçanërisht në sektorin e energjisë, arsimit dhe shëndetësisë. Kjo është me të vërtetë ajo që SHBA-ja do të dëshironte të shihte të ndodhte, dhe sigurisht e di që SHBA po ofron ndihmë financiare për këto qëllime”, është shprehur më tej Alon Ben-Meir.

Sipas tij, “lobimi është një aktivitet shumë normal në Washington dhe kjo nuk duhet marrë si kërcënim në asnjë mënyrë kundër shqiptarëve të Kosovës”.

Për letrën e kongresistëve amerikanë për Presidentin Biden në favor të Serbisë, ka alarmuar ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Faton Bislimi.

Ai ka kritikuar politikanët e Kosovës se po shfaqin mediokritet politik në kohën kruciale për vendin.

“Serbët tash po lobojnë hatashëm në DC, gjersa ne po merremi me njëri tjetrin, me politikat e brendshme, dhe kështu po shpërfaqim mediokritet të paparë politik në një kohë kaq kruciale për Kosovën! Kjo është e pafalshme!”, ka shkruar Bislimi në një postim në Facebook.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë